Përdorim çelik të certifikuar dhe teknologji moderne për të siguruar saktësi në çdo detaj. Projekti juaj do të jetë i përsosur nga faza e dizajnit deri te ekzekutimi.
Ne ndërtojmë serra me profile çeliku të galvanizuar, të cilat plotësojnë standardet më të larta (TS EN ISO 9001:2015). Kjo garanton që produktet tona janë të qëndrueshme, rezistente ndaj korrozionit dhe të përshtatshme për klima të ndryshme.
Përveç konstruksioneve metalike, ofrojmë edhe prodhimin e produkteve të tjera metalike si shkallë, elemente ndriçuese, gilindera te brendshëm & të jashtëm, frigokomora mobile, shtande për tregje, etj.
Matjet akciale të parcelës apo vendit ku planifikohet të realizohet projekti, kryhen me pajisje moderne, ku gjithmonë saktësia është fokusi kryesor.
Pasi të kryhen matjet, kalojmë në fazën e skicimit dhe planifikimit të projektit. Gjatë këtij procesi, bashkëpunojmë ngushtë me klientin, duke përmirësuar detajet dhe siguruar që çdo hap të përputhet me vizionin e tij.
Gjatë kësaj faze, prodhimi i konstrukcionit realizohet në punëtori, ku bëhet gati për t’u dërguar në terren për montim. Çdo element saldohet dhe përgatitet për montim në terren. Lidhja e elementeve në terren bëhet vetëm me bulona.
Hapi i fundit është montimi i konstruksionit metalik në terren ku lidhja e detajeve behet me bulona. Përdorim pajisje profesionale si vinça vertikalë, auto-kranë dhe mjete të tjera të specializuara për të garantuar një instalim të sigurt dhe efikas.